Në Itali gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 525 persona të cilët humbën jetën në betejë me koronavirusin, pjesa më e madhe në terapi intensive dhe intubim.
Një ditë më parë ishin regjistruar 578 të vdekur kurse në ditën pararendëse (14 prill), ishin 602. Aktualisht ka arritur në 22.170 numri i përgjithshëm i jetëve të humbura.
Në 24 orët e fundit, Italia regjistroi edhe 3.786 të infektuar të tjerë me Covid-19.
Të dhënat bëhen publike nga komunikata që Departamenti i Mbrojtjes Civile në Itali i shpërndau medias, pak minuta para daljes së përditshme në konferencë për shtyp në orën 18:00.
Një ditë më parë ishin 2.667 njerëz të infektuar, kurse në ditën pararendëse, pak më shumë, 2.972. Numri total tani ka arritur në 168,941 njerëz të infektuar.
Në 24 orët e fundit u arrit të shërohen 2.072 të prekur, kurse një ditë më parë ishin 962 dhe ditën pararendëse 1.695 vetë. Aktualisht ka shkuar në 40.164 numri i të shëruarve.