Industria e fasonëve mbështet dy masat e qeverisë për rritjen e fondit të garancisë sovrane për kapital qarkullues dhe marrjen përsipër të pagesës së interesave dhe thotë se bashkë me shtyrjen e afatit të pagesës së tatimit mbi fitimin do të lehtësojë sipërmarrjen.
Një letër dërguar Kryeminsitrit Edi Rama, Shoqata Proeksport kërkon që përveç këtyre masave qeveria të hartojë një procedurë të përshpejtuar në mënyrë që punonjësit që do të shkurtohen nga puna të përfitojnë pagesën e papunësisë, pasi një pjesë e kompanive i kanë mbajtur në punë me shpresë se një pjesë të pagës së tyre do e merrte përsipër shteti.
Ata kërkojnë heqjen e taksës së pronësisë dhe tatimit të qirasë.
Fasonët thonë që të bëhet menjëherë dhe pa kontrolle rimbursimi i TVSH-së dhe procedurat e blerjes së uniformave të shëndetësisë, ushtrisë e policisë t’i jepen si punë këtij biznesi në vend.
/a.r