Kryeministri Rama deklaroi se Shqipëria mund të kishte 18 mijë viktima nëse nuk do ishin marrë masa të rrepta nga koronavirusi.
Në fjalën e tij në seancën e jashtëzakonshme nga Kuvendi, tha se Shqipëria ia ka dalë të fitojë fazën e parë të përballjes me armikun e padukshëm. Ndër të tjera theksoi se Shqipëria ndodhet mes vendeve me plagët më të lehta.
Deri tani, në vendin tonë ka 518 të infektuar dhe 25 viktima nga virusi.
“Është normale që sot pas kësaj periudhe kaq dramatike për të gjithë, përderisa nuk numërojmë dhjetëra të vdekur në ditë dhe përderisa hyjmë në grupin e vendeve që bazuar në fakte e shifra e kemi përballur më me efikasitet këtë luftë, të dëgjosh lloj-lloj dënglash. Dëngla që faktikisht janë të mirëkuptueshme kur vijnë nga njerëz të zakonshëm të cilët duke mos e përjetuar tragjedinë përveçse përmes ekraneve të televizorit, përjetojnë stresin, ankthin dhe dëmin mbi ekonominë e tyre familjare. Është jo normale që dënglat t’i dëgjosh nga njerëz që kanë mikrofon dhe zëri i tyre shkon tek një njeri i zakonshëm. Që prezumohet që të jetë një zë që flet në emër të disave. Projeksionet flisnin për mundësinë potenciale që nëse s’do të sihte marrë asnjë masë mund të kishim 18 mijë të vdekur. Ndërsa projeksionet tona, sikur masat të mos ishin respektuar e imponuar flisnin për 2800 të vdekur. Ky është fakt, qeveritë vlerësohen për atë që ndalojnë të ndodhë. Nuk ka asnjë argument apo arsye mbi baza logjike që hedh poshte faktin që sot Shqipëria ja ka dalë, të përballojë fazën e parë me këtë armik të padukshëm“, deklaroi Rama.
g.kosovari