Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka theksuar sot gjatë fjalës në senancen plenare, se ndryshimet në Kodin Penal, duhen miratuar dhe secili që shkakton pasoja të rënda me papërgjegjshmërinë për zbatimin e rregullave të vendosura duhet ta paguajë me ndëshkim të rëndë.
“Në kodin tonë mungojnë dispozita që rregullojnë këtë situatë pandemie, dhe që rregullojnë gjendje të jashtëzakonshme. Jemi në një situatë kur gjendja ka arritur në nivel inkurajues, kur duhet të lehtësohen disi masat e kufizimeve por kjo është e lidhur me rrisk të madh, se papergjegjshmeria na rikthen në nivelin zero duke rrezikuar atë investim dhe faturë të jashtëzakonshme “- tha ai.
Sipas LLeshajt, devijimet duhet të shoqërohen me sanksione dhe ky është thelbi I kërkesës për ndryshime në kod.
“Logjika është përshkallëzuese që lidh shkeljet me pasojat, nëse shkelja sjell pasoja të rënda dhe humbjen e jetëve të njerzve, e dimë që gjithcka nisi nga një rast I vetëm, që solli mijëra të vdekur në botë, dhe nuk e lejojmë të luajmë me zjarrin në një kohë që jemi në në fazë inkurajuese për të shkuar përpara dhe për ta mbyllur. Të parandalojmë humbjen e jetës për shkak të papërgjegjshmërisë. Ata që janë të papërgjegjshem duhet të paguajnë ndëshkim penal, ndëshimet janë nga gjoba, dënimi me 1 vit burg e pastaj përshkallëzohet, se ai që vret ndëshkohet rëndë edhe nëse vret apo jo me armë, duhet të paguajë”- tha ai.
g.kosovari