Blendi Klosi, ministri i Turizimit ka deklaruar së fundmi se ekspertët po punojnë për një plan konkret, ku do të ketë distancë mes çadrave nëpër plazhe. Gjatë një interviste për “Report Tv”, Klosi është shprehur se ka propozime për të patur ndarje me peçikllaz ndërmjet çadrave në plazh.
“Ne kemi përgatitur një material të plotë së bashku me ministrinë e shëndetësinë që edhe ai është në diskutim nga grupet e ekspertëve. Italia i ka nxjerrë materialet e para, se e ka më specifike sipas rajoneve, dhe ka nxjerrë masat e reja për plazhet, me distanca nëpërmjet çadrave, ka propozime në turizëm elitar ku të ketë ndarje me peçikllaz ndërmjet çadrave. Ne e kemi bërë një material, do të jetë pjesë e diskutimet deri në momentin që do të mendojmë se do të fillojë hapja, një ide se si mund të jetë sezoni i plazhit po përpunohet nga grupi i ekspertëve. Sa i përket hotelerive dhe lokaleve, do të jenë të fundit që do të hapen“, u shpreh ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Klosi, beson se turizmi mund të nisë të marrë frymë përgjatë muajit qershor, kur pritet të hapen sipas tij aktivitetet e para. Ministri tha se me grupet e ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë, është duke u përgatitur plani për mënyrën e re të sezonit turistik ku të respektohen rregullat e higjienës dhe të distancimit social. Avantazhet e turizmit në Shqipëri, tha ministri Klosi, janë fakti që biznesi hotelier është familjar dhe nuk ka nevojë për vendimmarrje në borde, ndërkohë që me anulimin e fluturimeve dhe mos ditjen se kur do të rinisin,vendi ynë ka një numër të madh turistësh që vijnë nga toka.
“Edhe pjesa e fluturimit nëse situata fillon të marrë për mirë, dhe të kufizohet aq sa mundemi në raportin e higjienës besoj se do të fillojnë fluturimet, nga qershori me fluturimet e para shumë më tepër të kontrolluar,a për të hapur mundësi për udhëtime charter”, tha ministri.
g.kosovari