Ka shkuar në 494 numri i personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë, me 19 raste te reja.
Lajmin e ka dhënë sot Ministria e Shëndetësisë, teksa ka njoftuar të dhënat më të fundit lidhur me rastet e reja, të konfirmuara pas testeve të bëra në personat e dyshuar në 24 orët e fundit.
Harta e te prekurve u shtri dje per here te pare ne Kukes, nderkohe qe u zgjerua ne Tirane dhe ne Shkoder.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 237 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 18 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 71 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 7 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 6 rast
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale.
g.kosovari