Roberto Saviano , i cili aktualisht ndodhet në SHBA, ka dhënë një intervistë për gazetaren Alba Kepi në Romë.
Roberto Saviano iu përgjigj interesit të gazetares mbi një opinion të tij mbi Shqipërinë, politikën dhe mafian shqiptare. Ai është shprehur se Shqipëria është një vend plot mafia dhe se politika shqiptare, nuk bën dot pa të. Saviano ka thënë se tenderat në Shqipëri, u nënshtrohen tutelës së familjeve politike, të lidhura edhe me mafian.
Alba Kepi (Ora News) – Po ju citoj fjalët e thëna ditë më parë nga kryeministri shqiptar Edi Rama. “Është e vërtetë që të gjitha shtetet janë mbyllur në kufijtë e tyre e vende shumë të pasura i kanë kthyer kurrizin të tjerëve”, fjalë që sollën një ovacion të fortë në rrjetet sociale nga publiku italian por dhe nga politika italiane, kaq pak kurajoze është diplomacia italiane që ka nevojë për fjalë të thëna me zë të lartë nga kryeministri i një vendi të vogël si Shqipëria e që për më shumë ende nuk është bërë pjesë e BE?
Roberto Saviano- Së pari shpresoj që Shqipëria të jetë shpejt pjesë e Bashkimit Europian. Shqipëria, mendoj se tha fjalë që italianëve u bëri mirë që i dëgjuan. Pasi Shqipëria është një vend fqinj, një vend kushëri i afërt për Italinë. Shqiptarët në Itali janë komuniteti i parë vërtetë i integruar në modernitet.
Në Itali prej shekujsh jeton komuniteti i arbëreshëve, gjuha e tyre përodoret prej shekujsh, por për herë të parë shqiptarët e Italisë kanë sipërmarrësit e tyre, kanë fuqinë punëtore, janë integruar plotësisht e është ndër komunitetet e huaja të pozicionuar më pranë Italisë. Më ka impresionuar shumë fakti se brezat e të rinjve sot në Shqipëri flasin të gjithë gjuhën angleze duke injoruar gjuhën italiane, televizionin italian e ndryshe siç kishte ndodhur me prindërit e gjyshërit e tyre që ishin të fiksuar me televizonin e gjuhën italiane.
Shqiptarët sot i kanë sytë më shumë në Gjermani, në Angli, në Amerikë, e jo më në Itali. Ka dhe një fakt tjetër. Është gjithnjë e në rritje numri i italianëve që sot emigrojnë në Shqipëri. Italia ëshë në gjunjë prej kohësh e qeveritë populiste janë një simptomë e kësaj krize që kurrë nuk është shfaqur qartë. Një vend i G7, i G8 që ulet mes më të mëdhenjve të botës, por që është një vend ku nuk ka më lindje fëmijësh, simptomë kjo e krizës së vërtetë, reale ekonomike, është një vend që ka një emigracion pa fund e që asnjë forcë politike nuk flet. Një vend ku është pothuajse e pamundur të kesh një kontratë pune të rregullt, e je i persekutuar nga sistemi fiskal, pra ku ka një sërë kushtesh që si punonjësi ashtu dhe sipërmarrësi janë në një presion të vazhdueshëm. Sipas mendimit tim Shqipëria në këtë rast nuk shfaqet si një vend i vogël që po ndihmon një vend të madh, por po shfaq ndihmën mes dy vendeve që njihen mirë, mjaft pranë me njëri-tjetrin, e po shfaqet si vendi që po mikpret emigrantët italianë, që dikur ishte vetëm një tendencë, pra mendoj se është një rishkrim i kushteve të raportit mes Shqipërisë e Italisë.
Gjithashtu qëllmi i dytë i operacioneve të ndihmës si në rastin e deklaratës së palës shqiptare apo në të ndihmës ruse o norvegjeze, pra qëllimi i dytë ka aspektin e propagandës, por është më shumë promovim për vendin e tyre e të kurajos së njerëzve që po sjell në ndihmë.
Alba Kepi (Ora News) – Ju e njijni mirë realitetin shqitpar. Çfarë mendoni për kriminalitetin në vend, lidhjet me politikën, riciklimin e parave të pista, korrupsionin, e investimet e mafias italiane në Shqipëri?
Roberto Saviano: Shqipëria është një vend plot mafia. E gjithë politika e mohon dhe ajo më e hapura apo brilante siç ajo aktuale. Mohojnë ekzistencën e mafieve e të dhënat janë të vështira për t’i kuptuar. Mafia shqiptare është e fuqishme në Itali, në Gjermani, në Francë, në Skandinavi, në New York. Mafie të fuqishme shqiptare janë; Mafia në Tiranë, në Prishtinë, në Mal të Zi e Mafia shqiptare në Maqedoni. Dhe në Greqi mafia shqiptare është e rëndësishme dhe e qëndrueshme. Këto mafie janë shumë të dhunshme. Menaxhojnë monopolin e marijuanës. Tani është më ndryshe por kujtoj Lazaratin parajësën tokësore të prodhimit e të trafikut të marijuanës.
Politika shqiptare nuk bën dot pa marrëdhënien me mafian. Sa herë që unë flas del dikush në Shqipëri që thotë, “ne jemi kaq pak, jemi kaq vend i vogël, njihemi të gjithë me njërit-tjetrin, nuk besoj se është e vërtetë”. Por në të vërtëtë në Shqipëri bandat kriminale bëjnë punën e tyre. Problemi i vërtetë në Shqipëri është politika. Çdo tender, cdo mundësi qoftë e vetme fitimi i nënshtrohet tutelës së familjeve të politikës, të interesave, miqve, pra e ngjashme si dhe në Itali. Me shumë mundësi , mendoj se problemi i politikës shqiptare është më kompleks se ai i mafias.
Mafia shqiptare e mafia italiane janë sot një gjë e vetme, me një detaj të rëndësishëm sot Cosa Nostra amerikane, pra jo ajo italiane, por Cosa Nostra amerikane që bashkon të gjithë kalabrezët, napoletanë, puliezë, pranon në radhët e saj shqiptarë. Pra sot një shqiptar mund të jetë pjesë e Cosa Nostras amerikane. E kjo është një gjë e rrallë.
Alba Kepi (Ora News): SHBA janë aktualisht vendi me numrin më të lartë të viktimave e të infektuar në botë, e Italia është vendi europian më i prekur nga pandemia. Ju momentalisht ndodheni në USA. si mendoni si po e përballojnë këto dy vende këtë emergjencë?
Roberto Saviano: Diferenca me SHBA e Italisë u shfaq qartë në reagimin e organizimit të strategjisë së lockdown. Në SHBA pati një transformim të menjëherëshëm të palestrave, stadiumeve, pallateve sportive, në spitale e reparte për pacientët COVID. Pra perceptimi është se në SHBA pati një organizim të shpejtë brenda një vonese të zgjatur në marrjen e masave si dhe brenda një kontradite të rëndësishme siç janë shkurtimet financiare që janë ndërmarrë së fundmi në sistemin shëndetësor. Nga këndëvshtrimi politik, situtata në SHBA u shfaq e ngjashme me vendet e tjera, pra në vonesa e dyshime në menaxhimin e emergjencës si dhe me pamjaftueshmëri të instrumenteve mjekësore. Për herë të parë shoh SHBA të papërgatitur për të përballuar një fenomen mase. SHBA është gati për luftë por nuk është gati për të përballuar pandeminë. Nga këtu lidhet dhe termi militarizmin i pandemisë që dhe pse është gjuhësor ka të bëj me tentativën për t’ju afruar strategjisë më të mirë që ekziston, pra ajo ushtarake.
Trump bëri një rrëshkitje të keqe duke deklaruar se ilaçi antimalaria ishte kura e sëmundjes. Qe një rrëshkitje dramatike pasi ka mjekë që po e testojnë këtë ilaç tek vetvetja, por janë vetëm testime, tentative e madje ka mjekë që mendojnë se mund të jetë i dëmshëm për ata që vuajnë nga zemra. E deklarata e tij, pra e thënë nga një President qe diçka që mund të shpërthente dhe e gjitha kjo qe një lojë e komunikimit politik e Presidentit Trump që shpreson që ai të në të ardhmen të kishte emrin në një kurë të tillë nëse kjo gjë do të konfirmohej.
Alba Kepi (Ora News): A mund të çojë pandemia në rrezikun e një bombe sociale? Njerëz që nuk kanë më para rrezikojnë të bien në duart e kriminalitetit.
Roberto Saviano: Po ndodh. Një gjë e tillë po ndodh. Organizatat kriminale janë aktivizuar në këtë drejtim, kanë nisur të shpërndajnë qese me ushqime në lagjet me të varfëra, po shpërndajnë para e për herë të parë japin para pa fajde , pra pa interes, me strategjinë që më pas të kërkojnë favore, të shtojnë rradhët e mbështetjes me njerëz, në vota në zgjedhje, pjesëmarrje të emrave në shoqëri kriminale. E po ndodh në Bari, Palermo, Napoli e në periferitë e Milanos, Torinos. Për të luftuar këtë fenomen zgjidhje e vetme është likuiditeti që shteti duhet të ndërhyrë më para cash në ndihmë të qytetarëve. Me një ndihmë bankare, me një kartë krediteti që të lejon të paktën të bësh pazar , të ushqehesh. Tek sipërmarrjet situata është akoma më shqetësuese, ka një mekanizëm të caktuar të mafias për të gllabëruar sipërmarrjet.
Alba Kepi (Ora News): E përditshmja gjermane Die Wielt në një editoral të saj ka konsideruar se Italia kërkon para nga Brukseli sepse është mafia që po i pret këto para. Si e komentoni këtë teori?
Roberto Saviano: Mendoj se është e kundërta. Kuptoj se gazetari jep një vlerësim intuitiv, pasi mendon se në Itali mafia është e fuqishme e nuk pret gjë tjetër vecse para. Por nuk është kështu. Mafia i ka paratë e nuk pret gjë tjetër veç krizën e jo bakshishin nga Europa. Paratë e mafias janë në Europë, në Litenshtejn, në Londër, në Luksemburg, në Zvicër, në Andorra, në Holandë, por presin të hyjnë në Itali. Nëse Europa nuk ndërhyn shpejt , shuëmfishimi i parave mafioze prek dhe Gjermaninë, Francën, Spanjën, Hollandën. Belgjika bëhet ekspotencial, pasi nëse një sipërmarrje është në krizë, mafia bëhet partner i saj. Pra nëse Europa lë Italinë në krizë, pra braktis Italinë, aq më shumë lejon që organizatat mafioze të infiltrohen në ekonominë sipërmarrëse, përmes konsulentëve financiarë. E jo vetëm kaq. Më pas dhe konkurrenca në tregun europian nuk do jetë më e ndershme, pasi konkurrentët në treg nuk janë të vërtetë, atyre nuk u intersojnë cmimet e tregut. Biznesi i mafias është kokaina. Aty janë fitimet e paratë e pista i çojnë më pas në vendet e parajsave fiskale europiane. Paratë e mafias janë e janë në Europë e mafia nuk ka nevojë për paratë e Europës.
Mendoj se politikanët holandezë që janë kundër kërkesave të Italisë ndaj instucioneve të Bashkimit Europian, mendoj se nuk njohin se si funksionon mafia. Nuk njohin kompleksin bashkëkohor të mafias. Ata duhet të dinë se Roterdami është plaga më e madhe nga ku kalon shumcia e kokainës që thithet në Europë, Hamburgu është vendi ku kalon kokaina lumë, marijuana hashashi që trafikohet në Europën Lindore vjen nga Hollanda e cila ka liberalizuar drogat e lehta në territorin e saj e mbyll sytë për të gjithë trafiqet e drogës që kalojnë përmes Hollandës në tregjet e jashtme. Pra problemi është i të gjithë vendeve të Europës e që duhet të jenë të bashkuar kundër organizatave kriminale. Organizatat kriminale të vendeve të ndryshme pavarësisht politikës mes shteteve janë të bashkuar me njëri tjetrin si për shembull organizatat kriminale arabe me ato izrelitejanë pothuajse e njëjta, apo mafia ruse me origjinë izraelite o mafia marokene izraelite janë në aleancë me ato palestineze, libaneze, jordaneze e shkëmbejnë armë e drogë, si dhe organizatat kriminale shqiptare bashkëpunojnë me ato serbe sic nuk ka ndodhur kurrë me politikën.
Pra kur problemi i mafias kufizohet vetëm në Itali po i bëhet një dëm të gjithë kufijve europianë.
Alba Kepi (Ora News): Si po ndikon pandemia tek përdoruesit e drogës? E kanë të vështirë ta sigurojnë atë ? Si është modifikuar konsumi i tyre?
Roberto Saviano: Merkata e drogës është në rritje sistematike të përhershme. Sipas të dhënave në SHBA po përdoret strategjia e shitjes së drogës përmes shërbimit të transportit të ushqimeve në shtëpi. Trafikanti ta sjell drogën sikur ke porosituar sallatë o picë o një ushqim tjetër. Por interesante është se pandemia si dhe cdo moment tjetër krize nuk shton përdorimin e kokainës, por të heroinës. Kokaina është një drogë që të shtyn të jesh aktiv në botë, e heroina ka efekt të kundërt të izolon nga bota. Lufta, panndemia, fatkeqësitë natyrore nuk sjellin reduktim të drogës. Momentalisht është mjaft fitimprurës trafiku i heroinës, ndërsa konsumatorët e kokainës kanë vështirësi në gjetjen e saj për shkak të izolimit e çmimet e kokainës po rriten mjaft së fundmi. Në vend që të ulet çmimi pasi po tkurret numri i konsumatorit, çmimi i kokainës rritet pasi ka vështirësi shpërndarja e saj tek konsumatorë, për shkak të msave të izolimit nga pandemia. Trafikantët në këtë moment kanë një krizë në shpërndarjen e drogës, por jo në trafikimin e saj, në importimin e saj, kontrolli i porteve, i kontejnerëve është jo në nivelin e lartë pasi emergjenca është diku tjetër në këtë moment.