Kina ka dërguar aeroplanin me ngarkesën më të madhe në Poloni, të mbushur me pajisje mbrojtëse për të përballuar situatën e koronavirusit.
Më 12 prill, aeroplani ‘Antonov An-225 Mriya’ zbriti në aeroportin e Kinës Veriore për të marrë 250 ton me pajisje që do të ndihmojnë në luftën e koronavirusit.
Më 14 prill zbriti në Varvavë duke shpërndarë 7 milionë maska kirurgjikale, mijëra mbrojtëse fytyre dhe veshje speciale.
Thuhet se Polonia ka marrë me qira aeroplanin për të siguruar mjetet mbrojtëse për stafin që është në vijën e parë të luftës me koronavirus. Ndërkohë do të bëjë një tjetër udhëtim me ngarkesë 400 ton pajisje mjekësore.
Disa shtete kërkojnë që Kina të ndihmojë, ndërsa të tjerë thonë se po përpiqet të pastrojë imazhin pasi pandemia e koronavirusit shpërtheu në Wuhan.
Media kineze ka raportuar se edhe Gjermania, shteti i Europës që e ka përballuar më së miri sëmundjen do të marrë pajisje mjekësore nga Kina.
/a.r