Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 54 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, nga 710 teste të kryera. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik bëjnë të ditur se gjashtë persona kanë ndërruar jetë 24 orët e fundit.
Katër viktima janë regjistruar në Klinikën Infektive në Shkup dhe dy viktima në Spitalin “8 shatori”. Dy viktima janë nga Kumanova, një nga Prilepi, dy nga Struga dhe një nga Velesi.
Ndërkaq, numri më i madh i të infektuarve nga rastet e reja është shënuar në Kumanovë (25), Shkup (13), Prilep (10), Veles (2) dhe nga një i infektuar në Shtip, Tetovë dhe Gostivar.
Me këto shifra bilanci i të infektuarve shkon në 908 ndërsa numri i viktimave në 44. /e.s/