Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj është shëruar duke rezultuar negativ në testin e dytë të COVID-19. Lajmin e mirë e dha Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila theksoi se përveç Brataj janë shëruar dhe 3 mjekë, si dhe infermierë të tjerë të prekur nga COVID-19.
MESAZHI I MINISTRES
#LajmetëMira për stafet mjekësore
Më gëzon pa masë lajmi se dr. Skënder Brataj dhe dr. Andi Koraqi e kanë mundur sëmundjen e rrezikshme dhe sot janë të shëruar nga #COVID19
Katër mjekë dhe infermierë janë shëruar në 24 orët e fundit Deri tani 36 personel mjekësor janë #shëruar nga COVID-19
248 pacientë dhe staf mjekësor e kanë fituar betejën me #COVID-19. #FORCA /e.s/