Djemtë e pasur të Tiranës kanë treguar se mbyllja në karantinë dhe izolimi nuk i pengon aspak të bëjnë xhiro me bishat e tyre luksoze dhe për me tepër të shkelin pedalen e gazit në maskimum.
Faqja e Instagramit “Rich Kids Tirana” (fëmijët e pasur të Tiranës), ka bërë një kërkesë në Instagram një natë më parë, që të gjithë të dërgonin video me makinat e tyre më të fundit, dhe kaq ka mjaftuar për ta.
Video me zhurmën e turbove në sfond, ose të këngëve të ndryshme shqiptare, të rinjtë kanë dërguar pamjet që tregojnë se si e kalojnë ata kohën e karantinimit, ku shumë prej moshatarëve të tyre janë të izoluar.
Në pamje, sytë të shohin “Lamborghini”, “Porsche”, “Bentley”, “Benz”, “Audi”, “BMË”, që ecin në maksimumin e tyre.
g.kosovari
Ha