Ndonëse dita-ditës shtohen rastet e të prekurve me COVID-19, mes 8 rasteve të reja janë edhe dy personale mjekësor. Specialistja e Instituti i Shëndetit Publik, Eugena Tomini deklaroi se bëhet fjalë për 1 personel shëndetësor në Shkodër dhe 1 në Kukës.
INfermieri i spotalit të Kukësit dyshohet se e ka marrë koronavirusin, teksa ka transportuar pacientët e Hasit dhe të Tropojës në drejtim të Tiranës. Aktualisht infermieri është vetëkarantinuar në banesë.
“Dje janë testuar 236 persona të dyshuar nga të cilët 45 janë personel shëndetësor, kryesisht në spitalin e Shkodrës. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 8 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 6 raste në Tiranë, 1 personel shëndetësor në Shkodër dhe 1 personel shëndetësor në Kukës.
24 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor. Gjatë 24 orëve të fundit, 16 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 248. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 46 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet për herë të parë në Kukës dhe zgjerohet në Tiranë dhe Shkodër”, tha Tomini.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive
– Tiranë 227 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 71 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 6 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 1 rast