Artan Fuga shkruan se virusi po vret qytetarët dhe jo fshatarët.
Ai thotë se qyteti po i vret njerëzit dhe këtë ai e ka parashikuar që në vitin 2012.
“Ore unë shkruajta dhe botova qysh në 2012, Rënia e Qytetit, një libër që lexohet lehtë.
Cfarë sharjesh nuk kam pasur nga baronët e lagjeve të qytetit për atë libër!
Më kujtohet që atë kohë me botuesit menduam “vdekja” apo rënia e Qytetit?
Hajde thamë “rënia” se vdekja na mërzit lëçitësit!
Ka rënë qyteti mooooo, aq shumë sa prodhon vdekje. Mos kujtoni se janë 20 a 30!
Nuk ju mbushet mendjaaaaaa!
Kush e ka fajin pastaj! Vu shkulmet e valëve të emigrantëve të shkretët që lënë kockat detrave për t’u sulur drejt qyteteve!
Vu tërmeti që na shkundi bina dyqindkatëshe mbi kokat tona duke na vrarë e na bërë varre urbane në mes të plazhit me qereste, hekur e beton, duke na varrosur të gjallë!
Nuk besoni?
Na edhe këtë virusin që vret urbanët dhe jo ruralët!
Prapë nuk besoni se ka rënë qyteti, se qyteti na ka zënë brenda edhe pse pushtetarët dhe te pasurit banojnë jashtë qytetit pasi e dhjenë qytetin?
E po kur nuk besoni, kush ua ka fajiiiin?
Cfarë të themi?
Ja u kanë bërë mendjen tym mashtruesit!
Qeshje e madhe, me lotë, me lotë!
Ngashërim i madh! Zë kokën njeriu me duar dhe i thotë vetes: O njeri pse je kaq budalla”, shkruan Fuga.
Ti nuk je parashikues por i corientuar menderusht . Megaloman qe vec brockulla nxjerr