Shefja e divizionit ekzekutiv të EULEX-it, Jaroslava Novotna, dhe ushtruesja e detyrës së kryeprokurorit të EULEX-it, Claudio Pala, kanë iniciuar një hetim penal kundër denoncueses së korrupsionit në EULEX, prokurores Maria Bamieh, shkruan Koha Ditore.
Burime nga EULEX-i kanë treguar se Novotna dhe Claudio kanë iniciuar hetimin javën e kaluar, duke bindur një prokuror vendës që të bëjë kërkesë zyrtare për t’ia hequr imunitetin asaj. Kërkesa pritet të shkojë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York.
Kërkesën duhet ta bëjë përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar. Heqja e imunitetit mund t’i hapë rrugë një hetimi, një vit pasi prokurorja Bamieh u bë e njohur në publik pas raportimeve të “Kohës Ditore” për korrupsion në EULEX. EULEX-i ka konfirmuar kërkesën për heqje të imunitetit për një ish-pjesëtar të vet, ndërsa vendësit kanë heshtur për këtë çështje.