Në Francë masat ‘e shtrënguara’ kundër koronavirusit do të vazhdojnë deri të hënën 11 maj. Kështu ka njoftuar presidenti francez Emanuel Macron në një mesazh kombëtar këtë mbrëmje në television.
Lideri francez ka thënë që është i vetëdijshëm për këtë sforcim, por ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve si ‘mënyra e vetme’ për të penguar shpërndarjen e virusit.
Deri tani numri I viktimave në France ka shkuar në 15 000 në total, 574 vetëm në 24 orët e fundit.