Prokurori i përgjithshëm i antimafias në Itali, Federico Cafiero De Raho mendon se ekziston rreziku në vend që krimi të mund të shtjerë në dorë fondet e destinuara për sipërmarrjet italiane për të kaluar rrezikun e pandemisë.
“Është rreziku që mafiet, e në përgjithësi organizatat kriminale të përfitojnë nga kjo krizë. Si gjatë, e si më pas. Ka një rrezik që financimet e pasura të shtetit, nëse u jepen të gjithëve, pa diskriminim, pa kontroll, do të përfundojnë në duar të gabuara”, tha ai për gazetën italiane :La Stampa”.
Por prokurori i përgjithshëm këshillon që nuk duhet frenuar mundësia që sipërmarrjet e ligjshme të përfitojnë nga ky fluks likuiditeti.
Duhet një sistem paralel me kontrollin. Nëse kushtëzojmë financimet me kontrollet e burokracisë, do të ishte pengesë sa i pret rimëkëmbjes ekonomike të vendit këtë ne nuk mund ta lejojmë. Por ai që ka detyrën e kontrollit, duhet ta bëjë më së miri punën e tij, tha Cafiero De Raho
Ai këshillon një sistem gjurmimi.
“Të nisë që nga hapat e para në banka. Fondet publike duhet të shërbejnë për sipërmarrjet, jo për të tjera gjëra. Bankat të hapin llogari e të japin një kod. Me anë të kodit do të gjurmohen hyrjen dhe shpenzimet e kryera me arpatë publike. Por prefekturat duhet të jenë ën gjendje të bëjnë unin e tyre”.
Nga ana tjetër, prokurori sugjeron që të gjitha ndërmarrjet të japin të dhënat për drejtuesit e tyre. Në këtë mënyrë, prefekturat do të kontrollojnë ata.
“Në një rast dyshimi, ndërhyjnë strukturat antimafia”, përfundoi ai.