Besimtarët katolikë nuk kanë mundur të shkojnë nëpër katedrale apo kisha për të të ndjekur meshën e Pashkëve.
Por, Dom Gjergj Meta, prifterinjtë dhe murgeshat e Rrëshenit, gjetën një mënyrë shumë origjinale për të mbërritur tek banorët.
Ata dolën në rrugët e qytetit dhe i uruan qyetarët, të cilët e e ndoqën këtë moment magjik nga ballkonet e banesave.
Ecja e tyre zgjati rreth 40 minuta dhe gëzoi shumë besimtarë. Dom Gjergj Meta kishte marrë leje në Polici për të bërë këtë marshin nëpër qytet.