Gjendja shëndetësore e deputetit Adriatik Alimadhi sa vjen dhe po përmirësohet, është ky lajmi që vjen nga spitali COVID-1. Sipas informacioneve mësohet se deputeti është në gjendje stabël dhe ai ndihmohet nga një maskë oksigjenuese.
Sipas mjekëve ka ende vështirësi në frymëmarrje, por në krahasim me ditët e para gjendja e tij është me e mirë.
Po ashtu dhe situata shëndetësore e mjekut të njohur Roland Xhaxho është përmirësuar, ndërsa doktor Andi Koraqi nuk shfaq probleme dhe vlerësohet në gjendje më të mirë.
Të tre janë të shtuar në spitalin “Shefeqet Ndroqi” të njohur si COVID-1, ku mësohet se janë 5 persona të tjerë në terapi intensive, ku 4 prej janë të intubuar. /e.s/