Një 43-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga Policia, pasi ai filmoi vajzën e tij të vogël teksa e mësonte si të qëllonte me pistoletë. Video ku jepte udhëzime për fëmijën s e si mund të qëllohej me pistoletë, ai e publikoi në Facebook, e më pas ra në prangat e Policisë.
Siç shihet dhe nga pamjet shtetasi me inicialet C.H. dëgjohet duke i thënë vajzës së tij “futja babë, futja”, teksa ajo qëllon plotë 6 herë me armë.
Pak orë më pas zëdhënësi i Policisë së rajonit të Mitrovicë, ka konfirmuar se kanë arritur ta identifikojnë 43 vjeçarin dhe më pas i njëjti është arrestuar. “Urdhërkontrolli është realizuar mbi dyshimet e arsyeshme të bazuara, se i dyshuari C. H. 43 vjeçar, dyshohej për posedim të armës, pasi në rrjetet sociale ishte postuar një video sekuencë ku në prezencë të tije një fëmijë shkrepte një armë zjarri”, ka thënë Zahiti.
Gjatë kontrollit Policia ka sekuestruar dhe pistoletën e cila dyshohet te jetë përdorur në video sekuencat e postuara. /e.s/