Testi për koronavirus i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, njëherësh kreu i LSDM-së, ka rezultuar negativ. Lajmi është bërë i dituar nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.
Ndërkaq, pritet që ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe të dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë më shumë detaje. Kryeministri vendosi të futej në karantinë pas kontaktit që kishte pasur javën e kaluar me një gazetar të infektuar me Covid-19.
Zaev tha sot se gjatë intervistës ishin respektuar masat mbrojtëse si distanca fizike dhe shmangja e kontaktit me gazetarin sipas protokolleve. Sakaq, ai shtoi se deri më tani nuk ka pasur simptoma. Ndërkohë, në testin e parë Zaev ka dalë negativ.