Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka vizituar në spital qytetaren e plagosur rastësisht nga përplasja e armatosur mes vrasësit në kërkim Orges Bilbili dhe efektivit të ”Shqiponjave” sot paradite.
Lleshaj shprehet se i kërkoi ndjesë bashkë me drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe asaj të Tiranës duke bërë të ditur se gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu ministri thotë se Orges Bilbili ishte një ndër personat më të kërkuar në Republikën e Shqipërisë.
NJOFTIMI NGA SANDËR LLESHAJ
Një kombinim rrethanash solli, që gjatë një përplasje të rrezikshme mes Policisë së Shtetit dhe një personi me shumë rekorde kriminale, ku u përdorën armët e zjarrit, të arrihej të neutralizohej në gjendje të plagosur dhe të arrestohej një ndër personat më të kërkuar në vend.
Fatkeqësisht gjatë përplasjes mbeti e plagosur një kalimtare e rastit. /e.s/