Nëpërmjet një vendimi të bërë publik ditën e djeshme, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, vendosi të mbështesë futbollin shqiptar në një periudhë të pazakontë ku e gjithë bota është paralizuar për shkak të Koronavirusit.
Janë bërë publike edhe kategoritë përkatëse që e përfitojnë pagën prej 30 mijë lekësh të rinj. Vlen për t’u theksuar nga kjo paketë përfitojnë të gjithë futbollistët e Kategorisë Superiores, stafet dhe çdo punonjës i siguruar.
Për këtë çështje ka folur edhe presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka. Ky i fundit në një prononcim të dhënë është shprehur:
“Federata e parë që jep ndihmë? Ne jemi një federatë që administrojmë shtëpinë e futbollit në Shqipëri. Duke shfrytëzuar ato financa që kemi, kemi vendosur të bëjmë këtë paketë financiare që mund t’i vijë në ndihmë të gjithëve. Nga kjo do të fitojnë të gjithë, futbolli i moshave, ekipet e femrave. Sot administrata e federatës ka filluar procedurën dhe ka nisur shpërndarjen. Nuk jam i sigurtë për numrin që do të fitojë nga kjo. Buxheti është 40 milionë dhe mendoj se do të fitojnë të gjithë.
Ndoshta edhe ndonjë gabime mund të ndodhë. Kjo është si ajo dasma ku ftoi të gjithë dhe i dha dhuratë dhe më pas u mërzitën pse i dhe atij pse këtij. Kjo është një ndihmë financiare meqë loja ka ndaluar. Kemi bërë ndarjen që të gjithë të jenë të barabartë në këtë situatë.
Autogol, përfshirja e Vllaznisë e Flamurtarit dhe përjashtimi i të tjerave? E kemi diskutuar gjatë dhe kemi argumentet tona. Duke marrë parasysh situatën në të cilën jemi. Qeveria thotë se biznes duhet të paguajë vetë punëtorët, në këtë situatë nuk ka arsye pse të paguajmë për bashkitë, të cilat kanë buxhetet e tyre për të paguar. Bashkia ia u sigurinë pagesat klubet dhe kemi menduar ti vendosim në kushte të barabarta. Nuk është koha të formalizojmë ekonominë në këtë situatë. Uroj që shumë shpejt të jemi në kushte të mira.
Te klubi ku drejton vëllai i kryeministrit, ka një pagë aty dhe paguan sigurime. Besoj se do e marrin pagën dhe do e japin për ata që kanë më shumë nevojë. Përgjysmimi i pagave, nuk ka ndodhur për ato të vogla. Janë përgjysmuar pagat e larta, kryesisht stafi i kombëtares, trajneri dhe të tjerët, të cilëve iu kemi kërkuar atyre një mirëkuptim dhe ndihmë. Nuk jemi të parët që kemi kërkuar solidaritet.
Burimi i këtyre lekëve? Në vendimin e komitetit ekzekutiv, burimi u konsiderua humbje. E kemi parashikuar vetëm një pagesë por vetëm për një muaj, nëse vazhdon do jetë edhe për muajin tjetër. Kemi parashikuar të marrim një kredi, të cilën do e shlyejmë nga buxheti i ardhshëm. Nëse kemi një ndihmë nga FIFA atëherë nuk kemi pse të marrim kredi.
Dje ka qenë një koincidencë që ne kemi deklaruar këtë projekt dhe presidenti i FIFA-s shpërndau një mesazh. Aty thuhej se FIFA po mendon për ndihmë financiare. Unë i kam dërguar një mesazh falënderimi. Ka pasur një mbështetje nga FIFA për të gjithë, jo vetëm për tani por edhe nëse kemi nevojë më vonë.
Nevojat e lojtarëve që paguhen nga bashkia? Në arsyetimin tonë ishte, që nëse akordonim një rrogë dhe bashkia të mos jepte rrogë se paguan FSHF. Dhe versioni i dytë ishte që ata do merrnin dy paga, nga bashkia dhe FSHF, por nuk mund të jepen dy rroga në këtë situatë. Në këtë këndvështrim kemi menduar që të jepet një rrogë. Në fillim ishte ideja të ndihmohej vetëm Superiorja. Kontributi i këtyre ekipeve si Vllaznia dhe Flamurtari nuk është i njëjtë. Nuk jemi për të vendosur formalizimin e krizës në këtë situatë. Klubet e Bashkisë në Superiore do marrin 100%, ndërsa për të tjerat jo. Do të ndihmojmë vetëm në raste të veçanta.
Keqardhje për Ramën që nuk të mirëkuptoi? Komunikimi ka qenë institucional, ne kemi kërkuar që në paketat financiare të përfshihet edhe futbolli. Jo vetëm që nuk e përshin, por ka thënë se nuk është formal dhe nuk meritojmë. Futbolli është formal dhe vëllai i tij te Partizani nuk është?! Kjo nuk është e vërtetë pasi futbolli shqiptar është formal. Në jemi përgjegjës që disa i kemi lënë infromal, por nuk duhen lënë.”, u shpreh Duka për “Supersport”.