Shqipëria e ka kaluar pikun e pandemisë së COVID-19. Ka qenë kjo deklarata e mjekut infeksionit Pëllumb Pipero në një lidhje të drejtpërdrejtë me Tv Klan.
Sipas Piperos, 25-26 Mars ka qenë piku i pandemisë në vendin tonë.
“Kjo javë që jemi, shifrat i ka nën atë që do ta konsideronim pikun në qoftë se i referohemi dy momenteve siç ishte data 25-26 Mars apo 3-5 Prill”.
Lidhur me numrin më të lartë të personave të infektuar me COVID-19 në kryeqytet, Pipero thote se kjo do të vazhdojë përsa kohë që ndiqen kontaktet.
“Do kemi dhe raste pozitive, madje në përqindje ndonjëherë dhe më shumë se në vendet e tjera të rajonit sepse ndjekim në mënyrë më konseguente rastet e kontaktit”.
Po kur vendi ynë do t’i rikthehet normalitetit, Pipero jep lajmin e mirë.
“Gjysma e dytë e Prillit, po sidomos fundi i Prillit, do na gjejë të lehtësuar në mjaft drejtime, veçanërisht në sektorin e shërbimeve apo të prodhimit”.
Lidhur me çështjen e testimeve masive në popullsi, mjeku infeksionit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” mbështet deklaratën e kreut të OBSH në vendin tonë, se ajo nuk mund të kryhet. Testimit duhet të kryhet vetëm tek personat e dyshuar dhe ata të kontaktit.
/a.r