Shënohet rasti i parë ku ngrihen akuza për një person në hapësirë, megjithatë, akuzat rezultojnë të rreme.
Pretendimi se një astronaute hyri pa leje në llogarinë bankare të gruas së saj rezultoi i pavërtetë në rastin e parë penal të shënuar ndonjëherë në histori ku akuzohet një person që ndodhet në Hapësirë.
Prokurorë amerikanë thanë sot se Samer Uorden i gënjeu autoritetet federale kur u tha se gruaja e saj, astronautja e NASA-s Ana Meklein (Anne McClain) kishte hyrë pa leje në llogarinë e saj bankare dy herë që në janar të vitit 2019 teksa punonte në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, raporton noa.al duke cituar CNN.
Uordeni u akuzua për deklarata të rreme ndaj autoriteteve federale, ndërkohë që çifti gjatë kohës të cilës i përkasin akuzat e rreme po kryente procedurat e divorcit.
Meklein u tha hetuesve se kishte hyrë në llogarinë bankare të gruas së saj gjatë misionit gjashtë mujor në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.
Uordeni i kishte dhënë Mekleinit të gjitha informacionet e hyrjes në llogarinë bankare dhe leja e Mekleinit për të hyrë në llogari nuk ishte anuluar gjatë datave në të cilat ajo kishte hyrë.