Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli nuk është më aktive në jetën politike që nga koha kur kryetari i PD Lulzim Basha e nxorri nga listat, por çdo deklaratë e saj tërheq vëmendjen e publikut.
Prej disa kohësh ajo qëndrimet e saj i publikon në rrjetet sociale, ku edhe gjen lirinë të shprehet për çdo pakënaqësi qoftë ndaj qeverisë edhe ndaj opozitës.
Ditën e sotme ajo ka publikuar një foto të sajën në rrjetet sociale, të cilën e ka shoqëruar me një shprehje të dramaturgut italian Luigi Pirandello, që duket si një mesazh i koduar.
“Do të mësoni se në udhëtimin e gjatë të jetës suaj do të hasni shumë maska dhe pak fytyra”, shkruan ajo krahas fotos.