Italia shënon 610 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19, duke e çuar në 18.279 numrin total të të vdekurve.
Në 24 orët e fundit raportohen 4.204 raste të reja, duke e çuar numrin e të infektuarve në total në 143.626.
Ndërkohë në Lombardi, rajoni më i prekur nga koronavirusi janë shtuar 1388 raste të reja, ndërsa viktimat kanë qenë 300.
Gjatë orëve të fundit raportohen si të shëruar 28.470 persona, ose 1.979 më shumë se dje.