Suedia përgatitet për gjëmën! Spitali universitar udhëzon spitalet në vend që të mos futin në terapi intensive të sëmurë me Covid-19 që janë mbi 80 vjeç.
Gazetari Gerti Xhaja raporton nga Suedia duke cituar shkresën që publikoi sot Aftonbladet (gazeta më e madhe në vend), shkresë që noa.al jua sjell më poshtë.
Dokumenti gjithashtu përcakton se të gjithë të sëmurët mbi 70 vjeç që kanë të paktën 1 sëmundje kronike, pulmonare, zemre apo veshkash nuk do të pranohen në terapi intensive!
Gjithashtu deri në përfundim të krizës së koronavirusit, personat mbi 60 vjeç dhe që kanë minimumi 2 sëmundje të tilla nuk do të lejohen të shtrohen për terapi intensive.
Po ashtu do të përjashtohen nga terapia intensive dhe të gjithë ata të sëmurë me sëmundje të tjera, si pasojë e të cilave ka një jetëgjatësi që llogaritet në 6-12 muaj (ku mund të futet kancer etj.)
Dokumenti i publikuar, ka shokuar opinionin publik duke ushqyer edhe më shumë tezat e përhapura në popullatë se ky virus po shfrytëzohet nga qeveritë e disa vendeve për të reduktuar numrin e të moshuarve dhe të tjerëve që kanë nevojë për trajtime mjekësore. /a.r