Një video e realizuar nga shkencëtarët tregon se si tështima e një të infektuari me koronavirus mund të përhapet në largësi të madhe në ambiente të mbyllura.
Bazuar në studimin e ekspertëve të Universitetit të Asltos në Finlandë, koronavirusi mund të përhapet në ajër nëse një i infektuar kollitet apo tështin në ambient të mbyllur duke rrezikuar të infektojë edhe të tjerë.
Ville Vuorinen, asistent profesor i Universitetit Aalto theksoi rrezikun që mund të shkaktojë sëmundja në rast se njerëzit nuk mbrohen, duke thënë:
“Dikush i infektuar nga koronavirusi, mund të kollitet dhe të ecë larg, por pastaj të lërë pas grimcave jashtëzakonisht të vogla aerosoli që mbajnë koronavirusin. Këto grimca më pas mund të përfundonin në traktin respirator të të tjerëve në afërsi”.
Videoja është vërtet alarmante pasi pason një lajm shqetësues si mund të koloj infeksioni tek njëri-tjetri, edhe nëse janë gjashtë metra larg, raporton “Daily Mail”.
Qendrat e kërkimit finlandez krijuan animacionin duke modeluar një skenar ku një person kollitet në një rresht midis rafteve të supermarketeve.
Duke marrë parasysh faktorë si ventilimi brenda dyqane, ekspertë nga Universiteti Aalto, Qendra Kërkimore Teknike e VTT e Finlandës dhe Instituti Meteorologjik finlandez secili kryen modelimin në mënyrë të pavarur, duke përdorur të njëjtat kushte fillestare. / Javanews
g.kosovari