Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri, që dilte me pistoletë për të protestuar kundër këndit të lojërave për fëmijët, është mërzitur aq shumë nga një sondazh i publikuar nga “Report TV”, sipas të cilit, nëse sot bëhen zgjedhjet, PS fiton e vetme me 51% të votive, sa përveç mllefit për Ramën e Carlo Bollinon, iu është kthyer edhe shqiptarëve.
“Baba Karlo nuk mund të heqë dorë nga Pinoku!!!
Janë pazgjidhshmërisht të lidhur që në gjenezë prej delenxhillikut, madje deri në legjendë, pavarësisht se njëri është terrone Italie e tjetri gore Shqipërie!!!
Të dy kanë gjetur këtu vendin e çudirave, HAMERRIK-ën e ëndrrave mbushur me karuzele, balena të pangijshme, kunadhe të palara e me… kërriça!!!
Vetëm se nuk është më përrallë!
Është realiteti aspak artistik i një shfaqeje makabre, ku biletën e paguani me bukën e fëmijëve, dyqanin që i keni kushtuar jetën apo shtëpinë për këstin e kredisë së të cilës nuk mund të pushoni as kur sëmureni…
Ndërkohë Baba Karlo vazhdon t’ju argumentojë që ju vetë jeni të bindur që Pinoku i tij nuk është gënjeshtar, as zemërdru e as kokëbosh…
KAQ”, shkruan ai.
Në PD duket se janë të bindur prej kohësh se nuk jua ka fajin vetëm Edi Rama që janë në opozitë, por edhe populli që voton Ramën. /Tema/