Bashkia e Tiranës është veshur me ngjyrat e flamurit amerikan në shenjë solidarizimi sepse është vendi me numrin më të madh të të infektuarve në të gjithë botën.
“Yje dhe vija, Bashkia e Tiranës.
Shumë prej nesh, jetuan, studiuan, bënë miq dhe familje në SHBA. Kemi dhimbje ndërsa shohim numrin dhe luftën e jashtëzakonshme që po kalojnë miqtë tanë amerikanë, si vendi më i prekur nga koronavirusi. Le ta fitojmë këtë, të qëndrojmë të fortë!”, ka shkruar Veliaj.
Gjithashtu këtë gjest të Veliajt e ka falenderuar ambasadorja Yuri Kim, duke theksuar se pandeminë do ta kapërcejmë së bashku.
“Faleminderit, Kryetar i Bashkisë Erion Veliaj dhe të gjithë miqtë shqiptarë për miqësinë dhe solidaritetin tuaj. Do ta kapërcejmë këtë së bashku!“, ka shkruar ambasadorja Kim. /e.s/