Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një tjetër bashkëbisedim me qytetarët mbi pyetjet që kanë lidhur me situatën, masat dhe paketën ekonomike. Por njëri nga qytetarët i është ankuar për masat e marra, duke u ankuar se ndihet si i mbyllur në bunker.
“Na mbylle në bunker”, i shkruan qytetari.
“Me këtë mendje që ke je një bombë në shtëpi, duhet të çmontojmë dhe ty si bombë duhet të të çmontojë familja jote”, iu përgjigj Rama. /e.s/