Pas tregut të Kombinatit Bashkia e Tiranës po synon të pajisë të gjithë tregjet e kryeqytetit me kabinë dezinfektimi., me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Ndërkaq, pas përfundimit të orarit të tregtimit, janë punonjësit e pastrimit ata që merren me largimin e mbetjeve si dhe larjen me dezinfektant të tezgave dhe të ambientit përreth. Paralelisht, nëpër tregje vijon puna e policisë bashkiake për zbatimin nga ana e qytetarëve të distancimit fizik nga njëri-tjetri dhe të radhëve.
Edhe qytetarët janë përshtatur me rregullat e reja të Bashkisë së Tiranës duke iu nënshtruar procesit të dezinfektimit në kabinat e vendosura dhe të respektimit të distancës.
g.kosovari