Himara është një ndër zonat më të nxehta sa i përket toneve nacionalistëve, ku disa ekstremistë grekë, ndoshta edhe për të përfituar nga situata në vend kanë krijuar situate të pakëndëshme mes minoriteteve.
Pak ditë më parë ata kanë dalë nga izolimi dhe kanë vendosur pa leje flamurin e Vorio Epirit dhe një kryq të madh.
Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje të shëmtuar ka reaguar edhe zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Koçi e cilëson vendosjen e kryqit në Himarë si ilegjitim dhe një provokim të ulët politik, ndërsa thekson se nuk mundet që në emër të lirisë fetare të bëhet rrumpallë urbanistike në Shqipëri.
Ai ka shtuar se komunitetet fetare kanë institucionet e veta përfaqësuese, të cilat u drejtohen autoriteteve për ndërtim objektesh me simbole fetare.
Më herët po në rrjetet sociale, zv. ministri Koçi ka komentuar edhe deklaratat e opozitës, duke u shprehur se në një kohë që vendi po përballet me koronavirusin, PD kërkon të bëhet protagoniste duke u krehur.
Postimi i Koçit:
Komenti im për ndërtimin pa leje të një kryqi publik në Himarë:
1.Kjo cështje ska lidhje me pronat.
- Besimi fetar është i garantuar. Se luan as topi.
- Nuk mundet që në emër të lirisë fetare të bëjmë rrumpallë urbanistike.
- Komunitetet fetare kanë institucionet e veta perfaqësuese, të cilat u drejtohen autoriteteve për ndërtim objektesh me simbole fetare.
- Cdo përpjekje për ta interpretuar rendin urbanistik si cështje etnike është ligësi politike.
- Cdo pakënaqësi shoqërore nëse kanalizohet në raste si ky kompromentohet.