Katër pacientë me koronavirus kanë ndërruar jetë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, një 52-vjeçar nga Kumanova, një pacient 65 vjeç nga Labunishta-Strugë, një grua 62-vjeçare nga fshati Çellopek i Tetovës dhe një grua 81-vjeçare nga Shtipi. Një pacient tjetër pozitiv në virusin korona në moshën 53 vjeçe, ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Kumanovë.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut se vdekjet e pak orëve e kanë çuar në 26 numrin e viktimave në vend.
Gjithashtu në 24 orët e kaluara janë regjistruar edhe 29 raste të reja me koronavirus. Sipas qyteteve; në Shkup 15, shtatë në Kumanovë, një në Prilep dhe nga tre në Strugë dhe Koçani.
Me rastet e fundit, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 në vend arrin në 599, prej të cilëve 543 janë raste aktive, ndërsa në 24 orët e fundit janë testuar gjithsej 386 persona.
Më herët 12 punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut rezultuan të infektuar me virusin vdekjeprurës COVID-19.
Mediet vendase raportojnë se shtatë punonjës prej të infektuarve janë futur në izolim me vendim shtetëror, kurse 45 punonjës kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.
Numri i të prekurve nga virusi në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 570. Katër pacientë janë shëruar dhe pritet të nxirren nga Klinika e Sëmundjeve Infektive, teksa tre të tjerë që ishin të izoluar në shtëpitë e tyre në Dibër kanë rezultuar negativë në dy palë teste për virusin.
g.kosovari