Mjeku Jetish Jetishi, nga Gjakova e ka fituar betejën me Covid-19 pasi rezultoi pozitiv ditë më parë. Por kjo gjë nuk ka ndodhur me vajzën e tij. Përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, Jetishi rrëfeu se vetë është shëruar nga Covid-19, por ka infektuar vajzën e tij.
“Nga mua është infektuar vetëm vajza ime, e cila është asimptomatike. Është mirë, është distancuar nga familja në dhomë të veçantë. Unë nuk kam infektuar asnjë nga koleget dhe kjo më ka lehtësuar.
Vajza ka patur simptoma të lehta, ka bërë testin dhe ka dalë pozitive, ndërsa gruaja dhe djali, jo. Vajza është 20 vjeçe dhe studente e mjekësisë.
E kuptova që isha infektuar kur ndjeva lodhje jo të zakonshme dhe më dhimbnin muskujt, tharje fyti dhe humbje e pjesshme të shijimit. Këto ishin shenjat dhe u distancova nga pjesa tjetër,”- tha Jetishi.
Për mënyrën se nga ku mund ta ketë marrë virusin, mjeku Jetishi u shpreh se ky është një armik i padukshëm dhe se ende nuk e di ku apo si mund të jetë infektuar. /e.s/