Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mat.
Katër anëtarë të një familje mbetën të lënduar pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:55, në fshatin Shoshaj në banesën e shtetasit P.D, ku ka kanë mbetur të lënduar çifti i bashkëshortëve me dy fëmijët.
Ata janë transportuasr për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht, pasi nga pakujdesia kanë lënë ndezur një pajisje elektronike.
Shërbimi zjarrfikës ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit në banesë ndërsa policia ka nisur hetimet. /e.s/