Bashkia Poliçan e cila prej shumë vitesh drejtohet nga Adriatik ZOtkaj, ka marrë vendimin e paprecedentë deri më sot në Shqipëri, duke mbyllur totalisht të gjithë qytetin.
Në një njoftim publik bashkia informoi sot qytetarët e Poliçanit se askush nuk do të lejohet të dalë jashtë, ndaj ka kërkuar prej tyre të bëjnë blerje për 15 ditë.
“Duke marrë shkas nga konfirmimi i rastit të parë me Covid-19 në qytetin tonë, ju lutemi respektoni rregullat dhe qëndroni në shtëpi. Qyteti ynë është i vogël dhe rreziku për përhapje është shumë i madh, pasi personi i konfirmuar dhe familjar të tij kanë patur kontakte të vazhdueshme me persona të tjerë në qytet! Të gjitha shërbimet do të jenë të mbyllura! Shmangni daljet nga shtëpia dhe merrni masa për furnizimin me ushqime bazë për të paktën 15 ditë!”, – thotë bashkia në njoftimin e sotëm, pa specifikuar se kur do të bëhet kjo mbyllje totale.
“Personat në nevojë, të moshuarit e vetmuar apo çdo kategori tjetër me nevoja specifike, të kontaktojnë në numrin celular: 0698346110 për çdo nevojë të tyre, pasi stafi i bashkisë Poliçan është në gatishmëri të plotë për ju!”, thotë bashkia duke theksuar sërish se “i gjithë qyteti do të jetë në karantinë absolute për të paktën 2 javë”.
Në këtë pikë bashkia thotë se “nuk është momenti të panikohemi, por të jemi të vëmendshëm dhe të respektojmë rregullat e karantinimi për të minimizuar përhapjen dhe infektimin në masë”.
/a.r