Në 24 orët e fundit janë shënuar 297 viktima, duke e çuar në total numrin e të vdekurve në 9202 në Lombardi.
Në total rastet pozitive në këtë rajon janë 51.534, me një rritje prej 1079 në orët e fundit.
Ndërkohë janë 1343 persona të shtruar në terapi intensive.
Sakaq gjatë 24 orëve të fundit në Itali, kanë gjetur vdekjen 636 persona, duke e çuar në 16.523 numrin total të viktimave.