Pandemia e koronavirusit ka sjellë pamje të tmerrshme nga rrugët e një qyteti në Ekuador.
Në një kohë kur sëmundja po gjunjëzon vendin, të paktën 150 trupa të pajetë janë lënë në shtëpitë e të afërmve ose në rrugët e Guayaquilit.
Pamjet tregojnë trupat që qëndrojnë në cep të rrugës me shpresën se autoritetet do ti largojnë.
Siç raporton Daily Mail, disa banorë janë detyruar të përdorin kutitë e kartonit si arkivole në qytetin e Ekuadorit.
Numri zyrtar i vdekjeve ka arritur në 180, ndërsa i të infektuarve ka arritur në 3,646.