17 emigrantë të bllokuar prej më shumë se 3 ditësh në Kapshticë janë lejuar të futen në Shqipëri.
Pasi morën leje nga instancat përkatëse ata tashmë janë në territorin shqiptar teksa disa prej tyre kishin edhe probleme shëndetësore si dy gratë dhe burri ditën e djeshme që u përkeqësuan mbrëmjen e kaluar.
Por janë ende 25 emigrantë që presin prej 4 ditësh në Kapshticë teksa disa prej tyre janë kthyer mbrapsht nga Greqia duke u kapur në kurth tek zona neutrale. /e.s/