Opozita në Zimbabve “kopjon” strategjinë e paprecedent të opozitës shqiptare dhe bën thirrje për djegien në masë të mandateve të deputetit.
Në shtetin afrikan politika ka hyrë në krizë të thellë, e së fundmi një ish-ministër i partisë opozitare i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës të heqin dorë nga mandati duke e lënë qeverinë “të dështojë e vetme”.
Ish-ministri i Arsimit Godfrey Gandaëa tha: “Vazhdimi i pjesëmarrjes në parlamentin e korruptuar shërben vetëm për të legjitimuar një sistem shtypës”.
“Ata tashmë kanë shumicën e pakundërshtueshme, dhe mund të miratojnë çdo ligj që dëshirojnë pa qenë nevoja për opozitën”.
Mediat afrikane e kanë krahasuar këtë lëvizje me atë që ndodhi në vitin 2019 në Tirane dhe Shqipëri.
/a.r