Dy motorë janë përplasur mes tyre duke shkaktuar dy të plagosur. Dy të rinjtë, të moshës 25 dhe 26 vjeç, drejtuesit përkatës të motorëve të përfshirë në aksident, kanë marrë plagë të rënda në trup.
Me t’u dërguar në spitalin rajonal të Fierit, janë futur me urgjencë në sallën e operacionit.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Hoxhare, pranë urës së Hoxhares, ku pjesë së motorëve janë shpërndarë rreth vendit të ngjarjes duke treguar se përplasja ka qenë e fortë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, ku dyshohet se shpejtësia e motorëve mund të ketë qenë shkaku i përplasjes së fortë.