Guvernatori i Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Andrew Cuomo, njoftoi sot se për herë të parë nga nisja e pandemisë ka një rënie të numrit të jetëve të humbura.
Sot janë regjistruar 594 të vdekur nga 630 një ditë më parë. Në total ka shkuar në 4.159 numri i të ndjerëve, raporton noa.al e cila ka ndjekur daljen për media të z.Cuomo.
Sakaq megjithë shtimin e ndjeshëm të testimeve, ka rënie edhe në numrin e të infektuarve të evidentuar. Sot janë regjistruar 7.256 të infektuar. Numri total ka shkuar në 122.031.
Sakaq, sot janë futur në terapi intensive edhe 575 të infektuar të tjerë. Cuomo tha se 75 për qind e pacientëve të futur në terapi intensive janë shëruar.
Shifrat e detajuara:
Të vdekur në shtetin e Nju Jorkut: 4.159 nga 3.565 të shtunën
Raste të konfirmuara: 122.031 pasi 113.704 arritën të shtunën
Në qytetin e Nju Jorkut: 67.551 nga 60.306 që ishin të shtunën
Të shtruar në spitalet e shtetit të Nju Jorkut: 15.479 nga 15.905 një ditë më parë.
Nën terapi intensive, 4,376, nga 4,126 që ishin të shtunën.
/a.r