Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ripërsëritur deklaratat e tij për të bërë sa më shumë testime për të dyshuarit me COVID-19, me argumentin se kjo do të ndihmojë që karantina që zgjas më pak dhe pasojat ekonomike të jenë më të ulëta. Basha thotë se numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë, prandaj qeveria duhet të veprojë tani ose sipas tij do të jetë shumë vonë.
” Për të evidentuar të prekurit nga COVID-19, dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit, qeveria duhet të rrisë numrin e testimeve. Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë! Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit, dhe rritet numri i të infektuarve dhe i viktimave. Sa më pak testime, aq më gjatë vazhdon karantina dhe thellohet kriza ekonomike. Duhet vepruar tani, çdo ditë e humbur kushton jetë”, shkruan Basha.
Lidhur me numrin e testimeve, Ministria e Shëndetësisë ka theksuar në të gjitha deklaratat që ka pasur se është e padobishme që t’u bëhet tamponi personave që nuk kanë shfaqur asnjë simptomë, nuk kanë qenë në zonat e kuqe dhe që bazohen vetëm mbi bazën e dyshimeve. Ato kanë theksuar, se u janë bërë testime të gjithë atyre personave të cilët ka motive të forta që mund të jenë prekur me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 149 teste, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv 28 raste.
Je mesuar te vrasesh shqiptare e pastaj ta mohosh,je mesuar ti vjedhesh shqiptaret dhe tu thuash Jane parate dhe prinat e mia,je mesuar te thuash genjeshtra te perbindshme por vetem lloji i kafshes qe je i beson.Kur shqiptaret thone te vertete ti s,e pranon.Ti je gjakatari qe ne kohe vdekjeje kerkon pushtet o pusht vrases.