Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar për herë të parë në llogarinë e saj në “Facebook” një foto brenda spitalit infektiv ku po zhvillohet lu fta me COVID-19.
Manastirliu vlerëson punën e mjekëve dhe infermierëve të cilët po bëjnë një punë heroike në këto ditë të vështira për Shqipërinë dhe mbarë botën.
Statusi i plotë:
Kimete Zgura shërben me përkushtim e profesionalizëm në spitalin infektiv, e palodhur si i gjithë stafi infermieror i këtij spitali, që çdo ditë përballen me #COVID19, me misionin për të shpëtuar jetë🙏🏼Punë #heroike e infermierëve të Infektivit❗️#JemiMeJu.