Futbollisti i Manchester City-t dhe kombëtares angleze, Kyle Walker, thyen rregullat e karantinës duke organizuar një festë seksi me 2 femra në apartamentin e tij në Manchester.
Ylli 29-vjeçar pagoi dy vajzat për tre orë në shtëpinë e tij.
Vetëm pak orë pas festës, mbrojtësi anglez ftoi tifozët e tij të respektojnë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi dhe ndihmuar në frenimin e pandemisë së koronavirusit.
Sipas tabloidit “The Sun” , njëra nga vajzat është Luis MekNamara 21 vjeçe dhe tjetra një modele braziliane 24-vjeçare.
Walker u nda nga e fejuara e tij Ani Kilner në fillim të këtij viti pasi u përfshi në një tradhti me modelen Lorin Gudmen, me të cilën pati edhe një marrëdhënie nga e cila ajo mbeti shtatzënë.