Nga Arben Mecaj
a. Pyetja 100 milionëshe. Sa do të zgjasë Karantina!??
Tashmë është bërë publike për të gjithe e vecanta e virusit Korona. Një lloj (shtam) i ri i koronavirusi i cili nuk është identifikuar më parë tek njerëzit , me shkallë të lartë ngjitshmerie (infektimi) , Agresiv . Hileqar , I pa dukshëm …vdekje prurës.
Nuk pretendoj të artikuloj opinione mjekësore, për te cilat njohuritë e mija janë ZERO fare, por nuk mund te mos ndaj një këndvështrim që gjykoj se ka interes.
Është fakt se këtij “armiku”,deri në këtë moment askush në botën tonë nuk po i ofron armën e asgjësimit. Mediat flasin për protokolle mjekimi apo studime për gjetjen e formulës së vaksinës.
Për ironi “entuziazmit të shfrenuar” të gjetjes së informacionit diku në , i shtohet batuta “kjo vaksinë do të bëhet efektive pas X muajsh dhe në sasira që për të “shpëtuar “ botën do të duheshin muaj të tere .
Pra për Y muaj (që sipas medias shkon në mbi 6 muaj) duhet të pritet shërimi nga vaksina. Por deri atëherë ….??
Infektime në rritje.Të sëmurë në rritje. Vdekje në rritje . Ekonomia… ne … E nesërmja , fare e pa qartë. Sa do te zgjasë kjo Pandemi është pyetja 100 milionëshe.
Kjo betejë, në dukje është me Virusin si shkak, por në realitet ,dhe cdo ditë e më tepër, po reflektohet: Në luftë me KOHËN.
Politika botërore dhe ajo shqiptare, pa bërë dallim po synon të konsiderojë dy pista të efektit shoqëror dhe social të Fenomenit Pandemi (ndërkohë që shkenca e mjekesisë po vrapon) pista që në raport me njëra tjetrën kanë hasur në diskutime dhe debate.
1. Të shpëtohen sa më shumë jetë njerëzish.
2. Të shpëtohet Ekonomia.
Për të gjithë është i qartë agresiviteti ngjitës i ketij virusi, si me magji ,vetëm nje kontakt fizik,në dorezën e derës, xhamit, parmakut .. dhe papritmas… je i infektuar.
Ka pasur shumë teori dhe debat mbi dinamikën kohore të infeksionit. Sa kohë zgjat një proces infektimi ? Normalisht , dhe pse janë prodhuar statistika , askush nuk është në gjendje të japë një përgjigje shteruese , bindëse apo dhe shkencerisht informuese .
Dhe kjo përgjigje ka rëndësinë e vet thelbësore në këtë moment si për politik bërësin , strategun e “luftës”, por për më tepër, për qytetarin.
Sa do të zgjasë kjo Pandemi (Karantinë) ???
b. A garanton Protokolli aktual i “Luftës “ kundër Kovin 19 afat Kohëzgjatje !?
Nga një vëzhgim mekanik , konkludohet fare thjeshtë se mekanizmi i infeksionit është një model i thjeshtë matematik .
Modeli progresiv “Bijë-Nënë . Modeli ofrohet absolutisht si Progresion gjeometrik, që paraqitet në formate disa dimensionale – hapsinore -materiale – kohore.
Ka disa faktore që ndikojnë në model . Nga më i thjeshti : Një person (Nënë) infekton X persona (Bija), të cilat , pas infektimit , ripozicionohen si Nëna duke prodhuar në degëzime progresive Bijat e veta, dhe kështu procesi vazhdon .
Në më të ndërlikuarin, në të cilin faktorët sociale, tradicionalë kulturorë, politikë ndikojnë apo afektojnë ritmin e zgjerimit të Bijave (Njerëzve të infektuar) .
Matematikisht këto fenomene fizike materializohen ne Koeficientin Progresiv të Shpërndarjes. Aktualisht , shpejtësia dhe intesiteti i përhapjes Globale është i pa imagjinueshëm. Vetëm 25 ditë Pandemi Globale (11/03/2020 kur OBSH e shpalli Pandeminë) zyrtarisht janë infektuar mbi 1.2 milion persona. Ritmet vazhdojnë progresivisht .
Në kushte të rrjedhjes se lirë (lënies së lirë të lëvizjes) në këtë botë globale, koha e zhvillimit të bazës së infektuar nga mekanizmi Bijë-Nënë është e pallogaritshme, (deri në infektimin dhe të personit të fundit në botë, nëse nuk ballafaqohemi me imunizimin pas sëmundjes , për të cilën bota shkencore shpreh dyshime). Të dhënat e “Gripit Spanjoll” ofrojnë një informacion të vlefshëm
Sot, në kushtet kur vaksina mungon, zvogelimi i Koeficientit Progresiv Shpërndarjes (Karantinimi masiv i popullatës) është i vetmi protokoll i gjithë pranuar i “Luftes” kundër Covid-19. Ky protokoll synon të neutralizojë maksimalisht “Nenat”, ecurinë progresive të modelit Bijë-Nënëpor nuk mundëson absolutisht asgjësim final. Infektimi vazhdon.
Është me interes të kuptohet se sikur dhe një “Nënë” të jetë në ambient, “pjellshmëria” e saj rezikon riformimin e zinxhirit te rinovuar “Bijë- Nënë”. Por koha ecën . Karantina vazhdon.
Ndërkaq , studimi analitik i modeleve teorike e praktike të këputjes së “Zinxhirit”, na ofron informacione, sugjerime dhe instrumenta racionalë të reagimit. Le ta analizojmë.
Modeli më teorik i këputjes së Zinxhirit Infeksionit është ndërprerja e “Pjellorisë” së Nënave, në teren “IZOLIMI TOTAL Progresiv”. Rrjedhimisht ,në teren kemi vetëm Nëna, për rjedhojë izolim të plotë te Infeksionit , pra Izolim e Asgjesim të Virusit.
Sa do të zgjasë ky skenar në realitet ?
Teorikisht , referuar informacionit tashmë publik, një mbartës (Nënë) nga momenti që infektohet i duhet deri 14 ditë të shpërtheje siptomat e infeksionit. (lutem të meren me dashamirësi njohuritë e mija teknike mbi Covid-19. Afatet janë të korrektueshme nga specialistë më kompetentë, ndërkaq ndryshimi i shifrave nuk cënon argumentin) .
Teorikisht, Nëna e izoluar ne kushte karantine shtëpiake, ditën e 14 infekton minimalisht një nga personat e familjes, maksimalisht gjithë familjen. Praktikisht,në momentin e identifikimit si e infektuar, Nëna transferohet në Karantinën Mjekësore, c’ka do te thotë se kjo Nënë tashmë është e izoluar ,dhe zinxhiri është këputur . Por Bijat (Familiarët) janë të infektuar . Bijat , gjithmon në kushte Izolimi Absolut , janë të identifikuara, për rjedhojë do ti nënshtrohet protokollit të”Tamponit” dhe pavarësisht , Pozitiv apo Jo, do të mund të izolohen, për rrjedhojë zinxhiri është këputur dhe tek Bijat.
Pra ne kushte të Karantinës së Plotë, koha e neutralizimit të Virusit është 14-16 (koha e saktë nga specialistët) ditë. Pas ditës 16 (maximumi) Virusi është karantinuar në Spital dhe ambienti është I “Pastër”
Por në kushtet e mungesës së këtij Izolimi, (protokolli aktual) ndërprerja e infektimit është absolutisht i pa mundur . Në një moment izolohet Nëna por jo Bija. Bija tashmë është Nënë dhe Virusi mbetet aktiv në ambient deri …në infektimin e gjithë popullatës.
Pra, mungesa e Izolimit Absolut ka vetëm një rezultat: Zvogëlon Koeficientin e Progresimit Gjeometrik të infektimit, por nuk e ZERON atë.
Praktikisht, ky koeficient i zvogëluar, garanton funksionimin normal, pa kolaps të sistemit mjekësor në fazën e parë, por ai absolutisht nuk garanton kohën e përfundimit të infektimit masiv të popullatës, neutralizimin e infektimit (ZERIMIN e Koeficientit të Progresimit) , Karantinën!
Me këtë protokoll,Infektimi nuk ka limit kohor. Karantina do të jetë prezent deri …sa të funksionalizohet Vaksina. Praktikisht në terma durueshmërie, ska Afat.
c. Lufta me KOHËN, Përballja me Mbijetesën problemi më serioz i Pandemisë !
Por, një Karantinë pa afat tw limituar, do të jetë problemi më serioz që do të ketë shoqëria Globale (Shqiptare po e po). Ja pra në këtë Pandemi , problematika nuk është thjesht vetëm Infektim nga Covid-19, por dicka më serioze.
Është i padebatueshëm fakti se cdo shtet apo qeveri posedon rezerva të limituara materiale e monetare për të përballuar Gjendje Emergjente . Praktikisht (pavarësisht kohës, sa më i fuqishëm shteti aq më e gjatë koha), shteti mund të garantojë burime jetësore në afate kohore të limituara për popullatën e vet.
Në kushtet kur vaksina me efektet e veta do të jetë efektive për jo më pak se 6 muaj , në kushtet kur nuk ka asnjë instrument për bllokim të pandemisë përvec Karantinimit, në kushtet kur pandemia është Globale dhe normalisht , cdo shtet do të garantojë qytetarin e vet, pyetja që shtrohet është :- Cdo të ndodhë pas 2-3-4 muajsh ? Kjo pyetje bëhet më immediate për vëndet e varfëra.
Psikologët debatojnë gjëndjen psikologjike të njerëzve të karantinuar.
Por, problemi më serioz i Pandemisë do të shfaqet pas 2-3-4 muajsh. A do të jetë Mbijetesa !?
A mund të imagjinohet momenti kur Shteti dhe Shoqëria nuk do të ketë më potenciale (matriale dhe monedhë) për të përballuar nevoja fiziologjike të popullatës.
Potencialisht (pavarësisht optimizmit deklarativ) ky skenar ka propabilitet të ndodhë (ose së paku duhet konsideruar si alternativë) në kushtet e shtetit të varfër Shqiptar dhe faktit të deklaruar : Vaksina do të mund të bëhet efektive vetëm pas mbi 6 muajsh , dhe…, Korona ( nënkupto Karantinën ) do të vazhdojë të jetë prezente për një periudhë të pa përcaktuar. Gjithkush mund të shfrenojë imagjinatën e vet në kushtet e popullatës , me mungesa të resurseve materiale dhe monetare për tu ushqyer familjen apo fëmijët.
Ky skenar, duhet konsideruar qartazi, me ndërgjegje dhe transparencë për të riformatuar dhe përgatitur qytetarin mbi politika të reja të menaxhimit të kësaj situate .
Shkatërimet e Vitit 92 në brezin Korcë-Pogradec-Librazhd-Elbasan-Rrogozhinë- Lushnjë , dhe të vitit 97 janë një eksperiencë e dhimbshme që nuk duhet haruar.
Faktori KOHË është problemi më i madh i kësaj Pandemie. Si do të duhet të përballemi me KOHËN !
d. Është momenti të riformatojmë perceptimin dhe reagimin mbi/dhe ndaj Pandemisë !
Sa kohë janë rezervat shtetërore? C’farë administrimi duhet bërë mbi këto Rezerva për të garantuar Jetëgjatësi, Rezistencë, Mbijetesë?
As mungesa e Tamponëve , as mungesa e Respiratorëve apo Maskave as mungesa e protokollit të Testimit nuk janë problemi strategjik i situatës. Këto natyrisht faktorizojnë shpëtimin e jetës së njerëzve (që për hir të faktit në Shqipëri vlen për tu vlerësuar dhe sistemi mjekësor është në funksionalitet të plotë racional).
Garantimi i kohëzgjatjes së rezerves shtetërore është veprimi më strategjik i shtetit Shqiptar. Kjo imponon Nikoqirllëk, Racionalizëm . Në do të dëmtosh rëndë të nesërmen post Pandemi të Shqipërisë ( dhe mos mendojmë se ky nuk është dhe skenar i Shteteve Armike), harxhoje pa kriter Rezervën.
Gjithsesi, pavarësisht mënyrës optimale të menaxhimit të Rezervës Shtetërore, minimalisht 6 muaj janë SHUME .
Në kushtet kur kjo Pandemi e gjeti botën të pa përgatitur, protokolli i Karantinës është mënyra më e mirë afatshkurtër për të reaguar . Por ky protokoll është i domosdoshëm dhe duhet të shfrytëzuar vetëm për të fituar kohë, për të mbajtur në kontroll sistemin heroik mjekësor, për të rikonsideruar strategjitë afatgjata të rezistences.
Administrimi i situatës vetëm me këtë protokoll të luftës anti-Covid-19 ( Karantinimi masiv dhe kontrolli për funksionimin e sistemit mjekësor) pas 2-3 muajsh pa dyshim do të ballafaqojë shoqërinë me një pasojë potenciale më serioze : Mbijetesën !
Në këto kushte gjykoj se bashkangjitur me administrimin racional të Rezervës Shtetërore, sugjerohen dhe dy skenarë sa matematikë aq dhe politikë për të përballuar këtë rrezik potencial – Mbijetesën.
1. Ose Karantinë absolute 15-20 ditore për gjithë ambientin Shqiptar .
2. Ose administrim i kontrolluar i infektimit të popullatës pa Karantinë , deri sa të ZEROHET numëri i të infektuarve .
Aktualisht nuk konstatoj të jetë aktive asnjëra. Kemi Izolim, por kemi dhe liri lëvizje !?
Protokolli i parë kerkon një kompromis mirëkuptim ndërgjegjësim të madh popullor, pasi të qartësohet perspektiva afatgjatë e Pandemisë. Ky protokoll do të jetë RADIKAL por I limituar, afatshkurtër dhe shpëtimtar .
Protokolli i dytë do të ketë efekte anësore jo të vogla, por këto efekte referuar katastrofës së zgjatjes së kontrolluar te Karantinës ( mbi 2-3 muaj) dhe ballafaqimin me Mbijetesën, do të jenë të justifikuara. Natyrisht në ndërgjegjësimin e zbatimit të protokollit të dytë, Karantinimi Absolut i vetë popullatës të moshuar apo të sëmurë lehtësisht të cënueshme nga Covid-19 do të duhet të jetë pjesa më serioze e vetësakrificës së shoqërisë, dhe kyci i minimizimit të efekteve kolaterale .
PS! Në këto momente po shoh disa kronika televizive, ku intervistohen të moshuar në rrugë, me titull kronike ” Të moshuarit sfidojnë qeverinë”. Këta të moshuar kanë shkelur Aktin Normativ. Kjo media po i ekspozon me krenari SFIDUES . Ndaj Kujt …
C’farë papërgjegjshmërie . Nga kush? Nga të moshuarit ? . JO!
Gjithsesi, pa frikë , por me inteligjencë dhe besim: Është koha për të reaguar dhe fituar këtë Luftë!