Përmes një deklarate për mediat, PDIU e dënon ngjarjen dhe thotë se në këtë situatë izolimi ekstremistët grekë po provokojnë në Shqipëri.
Sipas PDIU, heshtja për çështjen Çame, ngritja e varrezave të ushtarëve grekë, censusi i parashikuar me vetdeklarim, shtimi i 3 kushteve të reja nga Greqia për hapjen e negociatave tregojnë për revanshin dhe agjendën këmbëngulëse të Greqisë edhe në këtë kohë kur njerëzimi është në betejë për të drejtën e jetës.
Ndër të tjera, PDIU i bën thirrje shtetit shqiptar, institucioneve ligj zbatuese, Prokurorisë, SHISH, Policisë, të veprojnë me forcën e ligjit në ruajtje të integritetit dhe dinjitetit kombëtar.
Deklarata e plotë:
Dënojmë si të papranueshme ngjarjen e datës 3 Prill në Himarë, ku qarqet ekstremiste greke provokojnë brenda teritorit të Shqipërisë me ngritjen e flamurit të Vorio-Epirit.
Shqipëria e vetizoluar për shkak të pandemisë COVID-19, Greqia tregon revanshin për agjendën e saj.
Shteti shqiptar të veprojë me forcën e ligjit në ruajtje të integritetit dhe dinjitetit kombëtar.
PDIU dënon si të papranueshme ngjarjen e datës 3 Prill në Himarë.
Në kohën kur e gjithë Shqipëria është vetëizoluar për të përballuar pandeminë e koronavirus COVID-19, qarqet ekstremiste greke provokojnë brenda teritorit të Shqipërisë me ngritjen e flamurit të Vorio-Epirit.
Ngjarje të tilla tashmë janë kthyer në rituale të përsëritura arrogante dhe të dënueshme ligjërisht.
Heshtja për Çështjen Çame, ngritja e varrezave të ushtarëve grekë, censusi i parashikuar me vetdeklarim, shtimi i 3 kushteve të reja nga Greqia për hapjen e negociatave tregojnë për revanshin dhe agjendën këmbëngulse të Greqisë edhe në këtë kohë kur njerëzimi është në betejë për të drejtën e jetës.
I bëjmë thirrje shtetit shqiptar, institucioneve ligj zbatuese, Prokurorisë, SHISH, Policisë, të veprojnë me forcën e ligjit në ruajtje të integritetit dhe dinjitetit kombëtar.