Stilisti i famshem i këpucëve të grave të njohura te biznesit dhe spektaklit, Sergio Rossi ka vdekur nga komplikimet e koronavirusit në moshën 84 vjeç, sipas Spitalit Maurizio Bufalini në Cesena, në veri të Italisë.
Një burim nga spitali, i cili ndodhet në rajonin Emilia-Romagna të Italisë, konfirmoi vdekjen e Rossi në CNN të Shtunën, por nuk do të zbulojë ndonjë detaj të mëtejshëm në lidhje me qëndrimin e Rossi në spital, historinë e tij mjekësore ose prejardhjen, as datën e saktë dhe kohen e vdekjes së tij.
Rossi ishte i popullarizuar në mesin e modeleve dhe personave të famshëm të ndryshëm, përfshirë Adriana Lima, Rihanna, Ariana Grande dhe Taylor Swift.