Në Shtetet e Bashkuara, numri i të konfirmuarve me koronavirus ka arritur në rreth 277, 999 mijë me më shumë se 7,164 të vdekur. Të premten afro 1,100 vetë vdiqën në gjithë vendin, numri më i lartë brenda një dite deri tani.
Në qytetin e Nju Jorkut janë regjistruar mëse 1,584 të vdekur që nga fillimi i pandemisë. Pandemia ka infektuar më shumë se një milion njerëz në të gjithë botën.
Presidenti Trump, i cili është kritikuar sepse fillimisht u përpoq të ulte në komentet e tij rrezikun nga virusi, ka mobilizuar reagimin e qeverisë federale për ta vënë nën kontroll epideminë.
Më shumë se tre të katërtat e amerikanëve janë nën urdhra për të reduktuar ose ndalur aktivitetin e përditshëm. Në popullatën e ndikuar janë edhe dhjetëra mijëra të burgosur, të cilët u njoftuan të mërkurën se do të mbahen të mbyllur në qeli.
Parqe kombëtare, ndër to edhe Kanioni i Madh janë mbyllur për të mos lejuar turistë. Qyteti i Nju Jorkut ka mbyllur pistat publike të basketbollit, në një kohë që përballet me goditjen më të rendë të epidemisë në Shtetet e Bashkuara.
g.kosovari